Ditën e nesërme moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri do t’i japin fund beqarisë. Çifti do të kurorëzoj dashurinë në një ceremoni që do të jetë shumë private.

Por në shtëpinë e çiftit duket se ka nisur ahengu dhe vallja. Mbrëmjen e djeshme Jona dhe Frenkli kanë festuar së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre nën muzikën e këngëve popullore.
Ka qenë mikja e tyre, gazetarja e njohur Elona Duro, ajo që ka publikuar foto e video në “Instastory” duke treguar kështu atmosferën e krijuar në shtëpinë e tyre.
Ndërkohë moderatorja është komentuar gjithashtu së fundmi që është në pritje të një fëmije, mirëpo ndonëse ajo nuk ka pranuar gjë, pritet që ajo shumë shpejt të mbajë në krahë beben e saj.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
