16 Korrik, 2022

Nëse po kërkoni të guxoni me veshjen këtë verë, ja një ide nga Rita Ora


Në rast se po kërkoni të visheni ndryshe, të dukeni elegante, por edhe ekstra në të njëjtën kohë- hidhini një sy veshjes së fundit të Rita Orës.

Këngëtarja shfaqi format e saj për tu patur zili me një fustan të zi mini me një të çarë shumë të guximshme nga njëra këmbë, teksa performoi në Portugali të premten.

Rita u dhuroi të pranishmëve një performancë surprizë në prezantimin e një hoteli të ri luksoz. Dy shirita diamantesh të bardhë dhe të kuq ndodheshin në dekoltenë dhe njërën këmbë të 31-vjeçares. Ajo e kombinoi veshjen me një palë çorape të gjata dhe gjysmëçizme të zeza me taka.

Veshjen e guximshme ajo e shoqëroi me një makeup ekstravagant që përfshinte rimel me shkëlqim dhe buzëkuq të kuq, pas të cilit Rita është e fiksuar. Qershia mbi tortë? Shumë byzylykë dhe unaza.

Performanca e Ritës pas lajmeve të mediave ndërkombëtares se do të martohet me të dashurin e saj Taika Waititi. Vetë dy protagonistët kanë qëndruar në heshtje duke mos pohuar a mohuar lajmet.

© Panoramaplus.al