Erisa Xhixho e dha lajmin e shtatzënisë nëpërmjet ekranit të televizorit, ndërsa ‘’C’est la vie’’ ishte duke xhiruar një nga puntatat e saj.
Mbrëmjen e djeshme nënkryetarja e LSI-së foli për këtë moment në “Post C’est la vie”, duke treguar edhe disa detaje interesante. Ajo rrëfeu se e kishin zbuluar që ajo ishte shtatzënë pasi çdo ditë e shihnin duke ngrënë ftonj.

“Të gjithë e dinin këtu, më shihnin çdo ditë duke ngrënë ftua. S’ka mundësi gjithë ditën të hajë ftua një njeri, kuptohet që është shtatzënë”, tha Erisa ndërsa tregoi se Pandi Laço i sillte ftonj nga bahçja.
“Jam e lumtur që vajza ime nesër do të ketë një kujtim të bukur kur unë t’i them se kur kam qenë shtatzënë me të, kam kënduar”, u shpreh ajo.
© Panoramaplus.al
