Disa të famshëm kanë gjetur ekuilibrin perfekt për jetën jashtë ekranit. Pavarësisht nga oraret e zëna, këta baballarë sigurohen që të kalojnë mjaft kohë me të vegjlit e tyre.
“Bright Side” ka renditur disa nga baballarët më të famshëm.
- Dwayne Johnson

Aktori i njohur Dwayne Johnson ka një lidhje shumë të ngushtë me fëmijët e tij, Simone, Jasmine Lia, dhe Tiana , dhe është parë shpesh duke kaluar kohë me ta.
- Jason Momoa

Aquaman Heartthrob është babai i Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha Momoa, Lola Iolani Momoa; si dhe njerku i Zoë Kravitz. Pavarësisht se është i zënë, Momoa thotë se është një trajner shumë i mirë për fëmijët e tij dhe i çon kudo për tu argëtuar.
- Jeff Goldblum

Jeff Goldblum është një profesionist në vënien e fëmijëve në gjumë në orën 19:00. Ai ka 2 djem, Charlie Ocean dhe River Joe.
- John Legend

Këngëtari dhe filantropi amerikan është babai i vajzës Luna dhe i djalit Miles. Ai jo vetëm që vazhdimisht ndan fotografi kur kalon kohë me fëmijët e tij, por gjithashtu nuk e ka problem që t’i marrë ato në punë.
- Ricky Martin

Mbreti i Pop-it Latin, Ricky Martin , ka 4 fëmijë: një vajzë dhe 3 djem me burrin e tij, Jwan Yosef. Ai ka rrëfyer më parë se kur djali e pyeti nëse kishte lindur nga barku i tij, ai i tha se ishte në zemrën e tij. Fëmijët e këngëtarit janë kritikët e tij të preferuar, dhe për të, atësia vjen para çdo gjëje tjetër.
- Jared Padalecki

Padalecki dhe gruaja e tij kanë 3 fëmijë së bashku: Thomas, 8 vjeç; Austin, 7 vjeç; dhe vajza Odette, e cila është 3. Duke qenë i zënë me “Supernatural” për 15 vite dhe duke qenë se ka filluar një shfaqje të re, Padalecki ende gjen kohë për fëmijët e tij, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të bëjë shumë detyra.
- Ryan Phillippe

Edhe pse Ryan Phillippe dhe Reese Witherspoon u ndanë vite më parë, ai ende e do shumë vajzën e tyre, Ava dhe djalin, Deacon. Ish-çifti ndan kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.
- Will Smith

Duke ndjekur rrugën e Smith, fëmijët e tij , Trey, Jaden dhe Willow kanë fituar shumë ndjekës në rrjete sociale. Por kjo nuk do të thotë që ata marrin ndonjë trajtim të veçantë. Aktori beson se marrja e notave të mira nuk është gjithçka dhe mbështet plotësisht karrierën e fëmijëve të tij.
- Jensen Ackles

Ky aktor 42-vjeçar ka 3 fëmijë: Justice Jay Ackles, Zeppelin Bram Ackles dhe Arrow Rhodes Ackles. Ai kërkon kohë për të mësuar fëmijët, bën punët e shtëpisë me ta dhe, natyrisht, luan dhe këndon me ta ashtu si duhet të bëjë çdo baba!
© Panoramaplus.al
