22 Dhjetor, 2020

Nëntë ditë pas infektimit me Covid-19, Ellen DeGeneres fotografohet jashtë shtëpisë dhe pa maskë


Ellen DeGeneres është fotografuar për herë të parë  jashtë shtëpisë, vetëm nëntë ditë pasi zbuloi se është infektuar me Covid-19.

ellen degeneres (3)

Moderatorja 62-vjeçare mbante në dorë një çantë kartoni, si dhe një maskë në fytyrë, teksa po fliste me një grua tjetër para se të drejtohej për tek automjeti i saj, raporton “Daily Mail”.

ellen degeneres (7)

Por, në një moment, DeGeneres është parë me maskën e ulur poshtë, gjatë kohës që fliste në telefon me dikë.

ellen degeneres (9)

Kur u pyet pak ditë më parë për përvojën e saj me virusin, Ellen u përgjigj:

Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq

ellen degeneres (6)

Emisioni që ajo drejton “The Ellen DeGeners Show” është mbyllur, sepse moderatorja ndoqi të gjitha rregullat sapo mësoi se ishte prekur nga koronavirusi.

ellen degeneres (8)

Sezoni i 18-të i emisionit është xhiruar pa audiencë, që pas rikthimit në muajin shtator dhe shumica e të ftuarve kanë qenë të ftuar në mënyrë virtuale.

ellen degeneres (10)

Kjo vjen pasi Ellen u vendos në qendër të vëmendjes mediatike muajt e verës, kur një ish-punonjës deklaroi se vendi i punës në emisionin e saj ishte shumë toksik.

ellen degeneres (1)

© Panoramaplus.al