Video e 9-vjeçarit që i kërkonte nënës litar të vriste veten shokoi botën. Gjatësia e shkurtër e tij ishte shkak i ngacmimeve nga nxënësit në shkollë.

Pasi video u bë virale, këngëtarja Vesa Luma zbuloi për herë të parë që është bullizuar kur ishte fëmijë në shkollë.
Këtë e ka vërtetuar edhe motra e saj Dea, e cila rrëfeu se ende i ka të freskëta vuajtjes se Vesës.
Ajo u shpreh se e dëshmoi vetë bullzimin ndaj këngëtares pasi ishin të dyja në të njëjtën shkollë. Por u shpreh se Vesa e ka ndarë shqetësimin me familjen e saj që i dhanë gjithmonë shumë dashuri dhe kjo ishte e rëndësishme për të.
Ndërsa tregoi se ata të cilët nuk e kanë fatin e këngëtares, shpeshherë rastet kanë rezultuar fatale.
“Vesa ka qenë gjithmonë e bullizuar në shkollë. E di që nuk e ka ndarë këtë më herët me askënd por duke qenë më e vogël se ajo dhe gjithmonë pranë, i kam shumë të freskëta vuajtjet e saj, e posaçërisht që i kam dëshmuar vet sepse kemi qenë në të njëjtën shkollë. Sot e kuptoj sa rëndësi ka pasur për Vesën që ka ndarë brengën e saj me familjen dhe kemi qenë gjithmonë aty për ti dhënë dashuri të pafund.
Vesa ka pasur fatin me pas një sistem të mirë mbrojtës dhe me e kthyer atë në forcë e në sukses. Por shumë të tjerë nuk e kanë këtë fat dhe shumë herë këto rastet përfundojnë fatalisht,”- shkroi ajo.

© Panoramaplus.al

