Kanë kaluar tashmë tre vjet që nga ndarja përpara kohe nga jeta e artistit të ri Ergi Dini.

Këngëtari ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me motorr i cili rezultoi fatal për të.
Sot, në 3 vjetorin e largimit, i ati i ka kushtuar Ergit disa vargje të ndjera dhe drithëruese në të cilat shprehet dhimbja për humbjen e të birit dhe malli për të.
ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…
Ergi Dini, KUNDER AKSIDENTEVE.
Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.
Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.
Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.
Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me e ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit.














© Panoramaplus.al

