10 Nëntor, 2020

“Nëna ime u rrit në jetimore dhe askush …”- Këngëtarja e famshme shpreh dëshirën për tu bërë nënë: Dua të birësoj fëmijë


Leona Lewis dëshiron që të krijojë familje me bashkëshortin e saj, Dennis Jauch.

Këngëtarja me famë botërore është shprehur se do që të adoptojë fëmijë.

35-vjeçarja dhe Dennis u martuan pas nëntë vitesh së bashku në Itali në vitin 2019.

Gjatë një interviste, e pyetur nëse dëshirojnë të bëjnë fëmijë në të ardhmen, Leona u shpreh se ajo dhe Dennis e duan shumë një familje, ndërsa shtoi se kërkon të birësojë një fëmijë.

Këngëtarja shpjegoi se nëna e saj u rrit në një jetimore dhe përvoja e së ëmës e bëri të marrë në konsideratë birësimin në të ardhmen.

“Dua të kem fëmijë, por unë dhe Dennis kemi biseduar edhe për birësimin,”- tha ajo për revistën Stella. “Nëna ime u rrit në jetimore dhe askush nuk e birësoi, ndaj dua shumë të birësoj një fëmijë.”

Leona u shpreh se është ajo që nuk e ka marrë ende vendimin për të bërë fëmijë.

“Nëse do ishte në dorën e bashkëshortit tim, do ishim bërë me fëmijë,”– u shpreh këngëtarja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al