Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara nga mediat rozë. Bëhet fjalë për Morena Taraku e cila gjithmonë në rrjetet sociale shfaqet përkrahë babait.

Ajo ka treguar më herët se nënën e ka humbur në moshën 11-vjeçare, për këtë arsye ka një marrëdhënie të veçantë me të atin. Gjithashtu këngëtarja është shprehur se nëna i mungon shumë dhe shpesh herë publikon foto të saj.

Pak orë më parë Morena i është përgjigjur një serë pyetjesh që i bënë fansat e saj në rrjetin social “Instagram”. “Ju mungon nëna juaj”, e pyet ndjekësi i saj.

“Sigurisht! Çdo frymëmarrje e imja është më e vështirë pa të. I them jo vetes sime, por realiteti është krejt ndryshe”, është përgjigjur Morena duke e shoqëruar përgjigjen e saj me një emoji fytyre që qanë.

“Një kujtim me nënën?”, e pyet një tjetër fans, ku Morena i përgjigjet: “Gjithçka mbaj mend janë sytë e saj”.

A kishe bërë gjithçka për ta parë edhe njëherë mamin tënd?”, e pyet ndjekësi i saj. “Sigurisht!!! Do ja falja 20 vite të jetës time vetëm të kthehet prapë”, përfundon Morena.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
