30 Qershor, 2025

Nëna e saj feston ditëlindjen, Dua Lipa përzgjedh fjalët më të ëmbla për ta uruar: Shpirt i festës, të dua!


Me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka ndarë postim emocionuees në rrjetet sociale, duke i kushtuar asaj një urim të ndjerë.

Artistja ka publikuar një sërë fotografish, disa të realizuara së fundmi dhe disa të tjera të shkrepura gjatë fëmijërisë së saj. Përmes këtij mozaiku emocional, Dua Lipa nderon figurën e nënës si një figurë qendrore në jetën e saj.

Gëzuar ditëlindjen mamit tim të bukur. Shpirti i festës (duke kërcyer deri në orën katër të mëngjesit pothuajse çdo natë) dhe në të njëjtën kohë zëri i arsyes, në një farë mënyre këto të dyja bashkëjetojnë. Të dua, të dua, të dua”, shkruan ajo në përshkrimin e postimit.

© Panoramaplus.al