Noizy e mbajti fjalën, ditën e sotme me rastin e festës së gruas, ai publikoi klipin e tij më të ri me titull “Mbretëresha ime”. Këngën reperi ia ka kushtuar nënës së tij.

Sigurisht që për nënën e reperit kjo ka qenë një surprizë e vërtetë dhe jashtëzakonisht emocionuese. Noizy pak më parë ka postuar në rrjetin social “Instagram” një video ku shihet momenti kur e ëma ka parë klipin që i dedikohej pikërisht asaj.

Me mbesën në krahë dhe e shoqëruar nga bashkëshorti, nëna e Noizy-t shihet të shpërthejë në lot, ndërkohë që në vargjet e këngës, reperi i kërkon asaj falje për gabimet e bëra.

“Të dua mam!”-ka shkruar Noizy në përshkrimin e videos.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

