22 Shkurt, 2022

Nën tingujt e çiftelisë, Vera Ora jep një mesazh për shëndetin mendor në shqip


Vera Ora njihet si nëna e Rita Orës dhe prej famës së këngëtares edhe ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Megjithatë, prej vitesh është psikiatre dhe ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Krah angazhimeve të shumta profesionale dhe personale, Vera ka treguar se është shumë e lidhur me vendin e saj Kosovën. Kështu, shpesh e kemi parë në rrjetet sociale duke i lënë komente në shqip këngëtares, apo duke postuar video e foto për të promovuar kulturën shqiptare.

Së fundmi ajo  ka publikuar në Instagram një vidoe me çifteli, teksa ka dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm që lidhet me shëndetin mendor. Vera është kujdesur që gjithë mesaazhi të jetë në shqip dhe thekson që shëndetin mendor mos të anashkalohet.

“Shokë dhe shoqe kudo që jeni, ejani së bashku të përparojmë, shëndetin mendor mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë”, kanë qenë fjalët e Orës.

Ndërkaq, komentet kanë qenë të shumta në mesin e tyre edhe një i Ritës ku thuhej, “Je e bukur nënë”.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë pandemisë Vera ka folur në rrjetet sociale për shëndetin mendor duke dhënë këshilla të ndryshme.

 

 

 

© Panoramaplus.al