10 Prill, 2025

Nedim Bajrami nuk është më beqar, zbulohet bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën (FOTO)


Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.

Lorina Dula nedim bajrami

Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar. Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.

Lorina Dula (1)

Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.

Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.

Lorina Dula  nedim bajrami  (4)

Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.

BAJRAMI Nedimi është duke vijuar aventurën e tij në kampionatin skocez. I blerë me shumë bujë nga Rejnxhërs, Bajrami e nisi mirë dhe u duk sikur u përshtat shpejt në një ambient të ri. Disa gola dhe paraqitje të mirë në Ligën e Europës, dukej se gjithçka do të shkonte perfekt për mesfushorin.

Lorina Dula (5)

Por, kurba e tij vijoi në rënie. Bajrami e humbi vendin si titullar dhe nuk luan nga fillimi në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Ai u preferua vetëm në ndeshjen e kthimit në “Europa League” kundër Fenerbahçes, ku ekipi humbi.

Nedim-Bajrami-850x450

Ditën e sotme, Bajrami me Rejnxhërsin do të sfidojnë Atletik Bilbaon në shtëpi, në fazën çerekfinale të Ligës së Europës dhe nuk dihet nëse 26-vjeçari do të jetë në formacion. Mesfushori, i cili prej kohësh është spostuar në krah, u kritikua edhe për paraqitjen e dobët në ndeshjen me Anglinë, teksa kundër Andorrës, ishte një prej lojtarëve, të cilin Silvinjo e uli në stol.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

Lorina Dula  nedim bajrami  (1)Lorina Dula  nedim bajrami  (5)Lorina Dula  nedim bajrami  (3)Lorina Dula  nedim bajrami  (2)Lorina Dula (3)Lorina Dula (6)

© Panoramaplus.al