Neda Karafili dhe Ogren Balluku u bënë të famshëm gjatë edicionit të 4 të “Big Brother” në Shqipëri. Aty u njohën dhe po aty lindi edhe dashuria e tyre.

Madje marrëdhënie e tyre është ndër të paktat që ka zgjatur edhe pas përfundimit të reality show-t. Dashurinë e tyre ata e kurorëzuan në martesë si dhe janë bërë prindër të dy djemve.

E teksa kanë kaluar shtatë vite e gjysmë nga njohja me njëri-tjetrin, ata sot festojnë 3-vjetorn e martesës. E në këtë ditë të veçantë Neda i ka bërë Ogrenit urimin më special.

Bashkëngjitur me një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, ish-banorja e “Big Brother” shkruan: “Shtatë vite e gjysmë me ty. Sot, tre martuar. Dy beba, dhe unë vazhdoj të të mendoj tërë ditën e të më kërcejë zemra nga vendi kur rrotullon çelësin në derë. Gëzuar shoku im!”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
