25 Nëntor, 2023

“Në vendin tonë shumica e fëmijëve lindin për interes”- “Thumboi” Luizin dhe Kiarën, Eliona Pitarka shpërthen keq ndaj Zhaklin Lekatarit: E neveritshme…


Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka reaguar së fundmi rreth deklaratës së ish-opinionistes së “BBV”, Zhaklin Lekatari se “shumica e fëmijëve në vendin tonë po lindin për interes dhe jo për dashni”, të cilën e bëri pasi Luizi dhe Kiara dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të sjellin në jetë një vajzë.  

Përmes një postimi në InstaStory, Eliona e revolutuar ka shpërthyer keq ndaj deklaratës së Zhakut duke e quajtur të padrejt gjykimin e saj ndaj femrave që janë në pritje të ëmbël pavarësisht qëllimeve që ato kanë.

“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”– ka shkruar ajo.

Gjatë gjithë qëndrimit në “BBV”, Luizi dhe Kiara nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me Lekatarin, e cila shpesh herë i thumbonte çiftin pasi nuk besonte në dashurinë e tyre.

Luiz Ejlli

Luiz Ejlliii

luizi2-11700656968_kiaratitoluizejlli

Kiraaa

Kiara Luizzz

luiz ejlli kiara tito (2)luiz ejlli kiara titoluiz ejlli kiara tito1luiz ejlli kiara tito3

© Panoramaplus.al