Jean Todt, ish-shefi i famshëm i skuadrës Ferrari në vitet e arta të Michael Shumaher dhe më pas president i FIA-s, është martuar këtë javë me aktoren e njohur Michelle Yeoh, me të cilin shoqërohet prej dy dekadash. Të dy kanë lidhje të fortë dhe kjo kuptohet nga fakti se janë martuar rreth 19 vite pasi ai i kishte propozuar asaj me unazë në dorë.

Dasma e çiftit është zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës ku ata jetojnë dhe një prej personave pjesëmarrës ka qenë ish-piloti i Formula 1, Felipe Massa, i cili ka një lidhje të ngushë me Todt dhe aktoren e cila fitoi çmimin Oscar këtë vit.

Mes fotove të ceremonisë që Masa postoi në rrjetet sociale, ishe pikërisht edhe detaji i kësaj periudhe të gjatë që nga momenti kur Todt i kishte kërkuar asaj të martoheshin.
“Ne u njohëm në Shangai më 4 qershor të vitit 2004. Më 26 korrik të vitit 2004, Zhan Todt i propozoi për martesë Mishel Jeoh dhe ajo tha po. Pas 6992 ditësh, sot më 27 korrik të 2023 në Gjenevë, të rrethuar nga familja dhe miqtë tanë, jemi shumë të lumtur që të festojmë këtë moment të lumtur me të gjithë ju”, shkruhej në një pllakatë të vendosur në sallën ku u zhvillua kokteji i çiftit.

Së fundmi Michelle ka publikuar disa foto në Instagram gjatë momentit të veçantë ku çifti kanë thënë betimet e tyre, teksa krahas tyre ajo shkruan:
“19 vite dhe PO! Ne u martuam! Faleminderit familjes tonë, që na deshën përgjatë gjithë këtyre viteve. Ne ju duam dhe gëzuar për shumë të tjera që do të vijnë!”
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

