Aleksia Peleshi pak kohë më parë zbuloi planet e saj për tu përfshirë në politikë.
Vajza e ish-ministrit të Bujqësisë dhe deputetit socialist, Niko Peleshit aktualisht po studion në Barcelonë në degën Digital Business, Design & Inovation.
Në një mini-intervistë me ndjekësit, ajo zbuloi se ka marrë bursë ekselence nga Universiteti, por me mbarimin e studimeve do të rikthehet në Shqipëri.
Kjo zgjoi kureshtjen e ndjekësve për të ditur se përse zgjodhi të studiojë në Spanjë, kur ka ndërmend të rikthehet në atdhe.
“Në Barcelonë kam ardhur për të kryer shkollën e lartë, jo përgjithmonë. Pas studimeve do të kthehem dhe gjithë njohuritë e bagazhin që do kem krijuar këtej do i përdor për të kontribuar që Shqipëria të jetë vendi ku jo vetëm unë, por të gjithë të rinjtë shqiptarë të shohin të ardhmen e tyre,”– tregoi ajo.
Për Aleksia Peleshin nuk munguan as pyetjet për jetën e saj personale.
Një prej ndjekësve e pyeti nëse e ka marrë të dashurin me vete në Barcelonë, por vajza e ish-ministrit u përgjigj se nuk është në një lidhje.
“Nuk kam se do e kisha marrë,”- iu kthye Aleksia, duke zbuluar se është single prej 1 viti.
“Prej gati një viti,”– iu përgjigj ajo pyetjes se prej sa kohësh është vetëm.











