6 Qershor, 2018

Në Shqipëri mbajti koncert e veshur me mbathje, por ja si u shfaq Rita Ora në Itali (FOTO)


Menjëherë sapo përfundoi koncertin në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja me famë botërore Rita Ora u nis drejt shteti fqinj, Itali. Shqiptarja dha në Verona një tjetër koncert.

E nëse në vendin tonë u kritikua shumë për veshjen e saj të cilën e cilësuan si të ekzagjeruar, në Itali u shfaq me një pamje totalisht ndryshe.

Në Verona ajo u shfaq me kostum e me këmishë, tërësisht meritë e “Dolce Gabbana”.

“Faleminderit për këtë kostum të mrekullueshëm” ka shkruar Rita bashkëngjitur me fotot e publikuara në “Instagram”. Mesa duket ajo është ndjerë mjaft rehat me atë veshje.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al