9 Dhjetor, 2023

Në proces divorci me Joe Jonas, konfirmohet romanca e Sophie Turner me trashëgimtarin e perandorisë mediatike! Çifi, momente intime në publik


Sophie Turner ka konfirmuar lidhjen me të dashurin e saj Peregrine Pearson, teksa ata dolën sërish bashkë këtë javë.

Sophie Turner5

Aktorja e “Game Of Thrones” , e cila është në proces divorci me bashkëshortin e saj Joe Jonas, u pa duke puthur me pasion trashëgimtarin e perandorisë mediatike, familja e të cilit ka një pasuri neto prej më shumë se 224 milionë paund.

27-vjeçarja dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë duke u puthur në tetor, duke nxitur spekulimet se ajo kishte nisur romancë pas ndarjes me këngëtarin 34-vjeçarin Joe Jonas.

Peregrine është djali i madh dhe trashëgimtari i Michael Pearson, një ish-producent filmi që zotëron një pjesë të rëndësishme të perandorisë mediatike Pearson.

Sophie Turner1

Ndërsa Sophie thuhet se ka një pasuri 10 milionë paund, kjo zbehet në krahasim me pasurinë familjare të Peregrine.

 29 vjeçari gjithashtu kohët e fundit është ndarë nga Princesha Maria-Olympia e Greqisë dhe Danimarkës.

Por duket se çifti i ri kanë gjetur ngushëllim tek njëri-tjetri pas ndarjeve të tyre.

Puthja erdhi një muaj pasi ish-i Sophie, me të cilin ajo ka vajzat Willa, tre vjeç dhe Delphine, 16 muajshe, paraqiti kërkesën për divorc dhe dyshja arritën një marrëveshje për kujdestarinë e përkohshme.

Sophie TurnerSophie Turner3Sophie Turner2Sophie Turner4

© Panoramaplus.al