1 Dhjetor, 2020

Në pritje të fëmijës së parë? Arbenita Ismajli sqaron një herë e mirë si qëndron e vërteta


Pak ditë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita Ismajli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

arbenita ismajli fero (3)

Sipas “Prive”, dyshja i thanë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit në një ceremoni private dhe këtë e dinë vetëm një rreth i ngushtë familjar.

arbenita ismaili (6)

Ditën e djeshme, modelja bukuroshe postoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të ëmbël bashkë me partnerin e saj.

arbenita ismaili (4)

Komentet për dyshen simpatike, që së fundmi është në qendër të vëmendjes, ishin të shumta, por nuk munguan as ato në lidhje me shtatzëninë e Arbenita Ismajlit.

arbenita ismaili (3)

A je shtatzën?”- e pyet një nga ndjekëset, së cilës modelja iu është përgjigjur menjëherë, duke thënë “Jo”, shoqëruar me një “emoji” me puthje.

arbenita ismajli (6)

Me këtë përgjigje, ajo hodhi poshtë të gjitha aludimet për pritjen e ëmbël, të cilat dolën në pah pasi u raportua se dyshja është martuar.

arbenita 1

Fero ka treguar më parë se është njohur me Arbenita Ismajlin nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas disa bisedave ata janë takuar për herë të parë në Shkup.

arbenita 2

Reperi pranoi edhe se modelja është e vetmja femër që e ka bërë për vete menjëherë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al