27 Shkurt, 2022

Në një lidhje me sozinë e Kim Kardashian? Kanye West tregon se çfarë po ndodh mes tij dhe Chaney Jones


Kanye West thotë se nuk është në një lidhje me sozinë e Kim Kardasian, Chaney Jones.

Gjatë javës që lamë pas ata u fotografuan disa herë së bashku duke nxitur spekulimet se kanë nisur një romancë të re. Chaney ishte gjithashtu edhe në prapaskenë në festën e dëgjimit  të “Donda 2” në Miami të martën dhe dy ditë më pas u panë duke drekuar në Miami. Në të dyja rastet ylli i rrjeteve sociale dukej shumë e ngjashme me Kim, në stilin e të veshurit dhe me makeup-in e saj.

Mirëpo, së fundmi burime të afërta i kanë thënë TMZ se Kanye është shprehur se ndonëse të dy kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin ata nuk janë në një lidhje. Edhe pse, reperi ka një pëlqim për Chaney për shkak të ngjashmërisë së saj me ish-baskëshorten e tij, Kim Kardashian, duket se mes tyre nuk ka asgjë.

Por, si u njohën ata? Sipas TMZ, ka qenë Chaney ajo që i ka shkruar Kanye në Instagram dhe prej aty nisën të takohen, pasi ai dhe Julia Fox u ndanë. Julia ka deklaruar pas ndarjes se gjërat mes saj dhe Kanye nuk kanë qenë kurrë serioze teksa thuhet se Kanye nuk është i fokusuar për një lidhje serioze për momentin.

Mirëpo, ndonëse reperi vijon të bëjë çdo gjë për të rënë në sy të Kim, e i lutet të rikthehen bashkë, ylli i KUWTK është e vendosur të divorcohet. Para pak ditësh ajo i kërkoi Gjykatës ta ndante sa më parë nga Kanye, duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që ata të kthehen bashkë dhe se ai po e dëmton emocionalisht me postimet në rrjetet sociale. E po ashtu, prej disa muajsh, Kim po shijon një lidhje me Pete Davidson dhe ndryshe nga ish-bashëshorti, ajo po kalon mirë me yllin e humorit amerikan dhe gjërat janë serioze.

Kim Kardashian Prada Fashion Looks

Kim Kardashian and Kanye West Together

© Panoramaplus.al