15 Qershor, 2018

Në mungesë të Italisë në Botëror, modelja seksi zbulon për kë bën tifo (FOTO)


Kombëtarja e Italisë nuk është pjesë e Botërorit “Rusi 2018”, por kjo nuk e ka ndaluar modelen Claudia Romani që të festojë për eventin sportiv.

Bukuroshja italiane ka zbuluar nëpërmjet një postimi në “Instagram” se cilën skuadër mbështet këtë vit. E këtë e ka treguar me një set fotografik mjaft joshës.

“Jeni gati? Nuk mund ta imagjinoj Kupën e Botës pa Italinë, por do mundohet t’ia dal. Jam me Anglinë në këtë Botëror, por më pëlqen edhe Brazili me Meksikën. Fitoftë më i miri! Si janë parashikimet e juaja? Disa thonë se Gjermania, Franca dhe Brazili do ecin gjatë në këtë kompeticion”, shkroi36-vjeçarja në “Instagram”.

Ndërkohë mediat vendase shkruajnë se Romani ka një karrierë tepër të suksesshme në modeling, ku punon për revistat e famshme si FHM, GQ dhe “Playboy në Itali”.

Ajo momentalisht jeton në Miami dhe punon si modele për të brendshme, rroba banje dhe për palestër.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al