30 Qershor, 2018

Në mungesë të babait, ja personi që shoqëroi Afërditën drejt altarit (FOTO)


Afërdita Dreshaj mbrëmjen e së premtes kurorëzoi me martesë lidhjen me sportistin çek, Jakub Kindl. Ceremonia e martesës u zhvillua pranë detit, ku këngëtarja shkëlqeu e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

Siç dihet, në ditën e veçantë të tyre, vajzat shoqërohen drejt altarit nga babai. Por Afërdita në mungesë të të atit, i cili prej disa kohësh nuk jeton më, është shoqëruar nga nëna e saj.

Moment ky, prekës për të gjithë të ftuarit e pranishëm në dasmën madhështor të saj.

Siç shihet edhe nga fotot, e ëma ka shkëlqyer krah vajzës, e veshur me një fustan bisht sirenë në ngjyrë rozë të lehtë. Në fakt të dyja dukeshin si motra teksa ecnin drejt altarit, për të shkuar te dhëndri.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al