Sara Hoxha është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe këtë periudhë të veçantë ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shfaqet duke ngrënë rrush dhe tasin e ka vënë mbi barkun e rrumbullakosur.

“Ja një nga gjërat që do më mungojë pas shtatzënisë”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Pak ditë më parë, Sara dhe Ledri Vula organizuan në shtëpinë e reperit një super “baby shower” për vogëlushen që pritet të vijë në jetë së shpejti, ku nuk mungonin të ftuarit VIP.

Ndërsa ditën e djeshme, Ledri ndau me ndjekësit lajmin se së shpejti do të publikojë një këngë dedikuar vajzës së tij, krah fotos së ekos.






