Këngëtarja shumë e dashur, Xhensila Myrtezaj ka prezantuar sot projektin e saj më të ri të titulluar “Cika Cika”. Kjo këngë ka ardhur në bashkëpunim me artistin e talentuar nga Kosova, Ardian Bujupi, i cili ka ftuar Xhensilën për këtë projekt mjaft ritmik.


Ky është bashkëpunimi i parë ndërmjet këngëtareve. Me anë të një postimi në “Instagram”, Xhensila ka njoftuar lancimin e projektit të ri, ku ka treguar se kënga është realizuar kur ajo ishte në muajin e 7 të shtatzënisë.
Këngëtarja ka thënë se përveç se një eksperiencë e bukur, ishte edhe e vështirë për shkak të shtatzënisë. Gjithashtu ajo nuk ka harruar të falënderoi këngëtarin nga Kosova për këtë super projekt.
Panorama Plus

