Pak nga pak duket se Kim Kardashian po futet në atmosferën verore. Ylli i famshëm televiziv së fundmi ka vizituar plazhin në këto ditë të nxehta dhe ka ndarë foto me miqtë e saj në rrjetet sociale.

Në fotot e publikuara, Kim pozon e veshur me rroba banje të zeza teksa nuk i le vend imagjinatës.

Edhe pse nuk e ka zbuluar vendin se ku ndodhet Kim duket se ka kaluar një kohë të mirë në bregdet.

Ky udhëtim i zeshkanes bukuroshe vjen pas luftës që ka hapur me Kanye West, babain e fëmijëve të saj pasi po tenton t’i marrë kujdestarinë e fëmijëve. Ky vendim i Kim erdhi pas reperi bëri pjesë të një videoklipi me Diddy Çombs, vajzën e tyre, North.

© Panoramaplus.al

