Një vit më parë ai kurorëzoi dashurinë e tij në martesë, me të fejuarën Qëndresa Bajrami. Por ditën e sotme moderatori i njohur Labinot Gashi ka zbuluar për fansat e tij një lajm shumë të ëmbël.

Moderatori i emisionit “Një kafe me Labin” ka publikuar në profilin e tij në “Instagam” një foto ku uron Fiter Bajramin.

E gjithashtu Labi ka treguar se së shpejti ai dhe Qëndresa do të bëhen prindër.

Bashkëngjitur me foton e publikuar në rrjetet sociale ai shkruan: “Nga ne të tre urime Fiter Bajrami. Faleminderit Zot për gjithçka.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
