Një ndjekës në llogarinë e Angela Martinit në Instagram vendosi që t’i rrëfejë modeles sekretin e tij më të madh.

Gjatë një bisede virtuale që ajo zhvilloi mbrëmë, vendosi që tema të ishte në lidhje me sekretet.
Kështu, një ndjekës i shkruajti se është gay:
“Jam gay! Je njeriu i parë që po i tregoj. Ndjenjë e çuditshme, por e parealizueshme në Shqipëri.”

Ndërkohë, komenti i Angelas për këtë rrëfim ishte:
“Nuk ka asgjë të keqe të jesh gay. Është diçka e bukur. Dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”.

Ndërkohë, një ndjekëse tjetër i drejtoi një pyetje: “Si të kemi vetëbesim si ti? A të kanë xhelozuar ndonjëherë?”

Duke dhënë një mesazh të bukur për të gjitha vajzat, Angela iu përgjigj kështu: “Njerëzit xhelozojnë çdo ditë, ato që të njohin dhe të tjerë që nuk të njohin. E vetmja konfidencë është që ti do veten tënde dhe je njeri i mirë. Në këtë botë jemi vetëm një periudhë, prandaj të realizojmë dëshirat tona”.

© Panoramaplus.al

