Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi ajo është në qendër të vëmendjes pasi është në pritje të ëmbël.

Deri më tani Adelina ka zbuluar për fansat e saj se shumë shpejt do të sjellë në jetë një djalë. Por ata janë kuriozë të dinë nëse kanë vendosur për emrin e fëmijës.

E pyetur nga ndjekësit e saj në “Instagram” për emrin e djalit, Adelina fillimisht është përgjigjur se do ta lërë surprizë kur të lindë, por në një përgjigje tjetër e ka zbuluar se do t’i fillojë emri me “J”.

Ndërsa e pyetur se kur do të sjellë në jetë fëmijën, Adelina përgjigjet: “Mendoj në fund të gushtit”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
