Modelja Hailey Bieber duket se është thellësisht e shqetësuar për shëndetin mendor të bashkëshortit të saj, Justin Bieber, me burime që thonë se ajo u ka kërkuar miqve dhe familjes që të luten për të.

Sipas Radar Online, 28-vjeçarja ka kërkuar ndihmë për të parandaluar që Bieber të bjerë dhe të vuajë fatin e artistëve të tjerë që u bënë qendër e vëmendjes në një moshë shumë të re, si Britney Spears dhe Amanda Bynes.

Sipas një burimi brenda komunitetit të kishës, themeluesja e Rhode Beauty, e cila ka një djalë shtatë muajsh, Jack, me këngëtarin, u ka kërkuar të afërmve të saj që të luten për bashkëshortin e saj.

“Është duke rënë. Ai është maniak, nuk fle, mezi ha, ai dërgon mesazhe paniku në mes të natës “, tha një burim për Daily Mail.

“Ai është i bindur se e di se çfarë po bën. Ai nuk e kupton se për sa shumë ndihmë ka nevojë dhe të gjithë rreth tij janë shumë të shqetësuar,” shtoi burimi.

Javët e fundit, pamja e Bieber ka shkaktuar shqetësim, me shumë njerëz që e përshkruajnë atë si të dobët, të çorientuar dhe me një shikim të zbrazët. Sjellja e tij është bërë gjithashtu më e çrregullt, me videot që e tregojnë atë duke pirë duhan, duke u dalluar dhe duke u sjellë ndryshe në shfaqjet e tij në internet.






