Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran është martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë Cherry Seaborn. Dasma e tyre ka qenë sekrete, pasi ylli i muzikës zhvilloi ceremoninë në Suffolk pak para Krishtlindjes.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se asnjë i famshëm nuk ishte i ftuar në dasmën e tij.

“Ed u martua disa ditë para Krishtlindjes. Ishte ceremoni e qetë, me të ftuar vetëm miqtë e vjetër të Sheeran, familjarët dhe prifti. Ishin vetëm 40 vetë të ftuar, as Taylor Swift, as drejtues të shtëpisë diskografike apo ndonjë personazh tjetër i famshëm. Nuk donte të bënte bujë”, është shprehur një burim i afërt i këngëtarit.

Gjithashtu bëhet e ditur se 28-vjeçari dhe Cherry po planifikojnë të zhvillojë një mbrëmje martesore në verë me miqtë e tyre të famshëm.


