Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka ndarë me të gjithë një lajm të gëzueshëm sot.

Bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, feston ditëlindjen e në këtë ditë të gëzueshme, ai ka zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti kanë edhe një vajzë, Bella-n, e cila u ka zbukuruar jetën e që së shpejti do të bëhet motra e madhe.

“Urime ditëlindja për dashurinë tonë të jetës… faleminderit që na don e na duron çdo ditë, me kërkesa e ankesa… e faleminderit shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu edhe një bebe. Dashnia 100”, shkroi stilisti krahas fotos së bukur familjare.

Pas këtij postimi, dyshja ka marrë urime pafund nga ndjekësit dhe miqtë.
Valdrini dhe Edita u martuan në vitin 2017, pas shtatë vitesh bashkëjetesë.
Për shkak se Sahiti nuk dëshironte një dasmë madhështore me shumë të ftuar, ai organizoi diçka private ku prezentë ishin vetëm tetë persona.
© Panoramaplus.al
