2 Mars, 2022

Në ditëlindjen e Justin Bieber gjithë vëmendjen e mori urimi i bashkëshortes së tij, Hailey


Ditën e djeshme këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber festoi ditëlindjen e 28-të. Padyshim që në këtë ditë të veçantë ai mori urime nga shumë fansa e miq, por urimin më të bukur e bëri bashkëshortja e tij, Hailey.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Ka shumë gjëra të mahnitshme dhe të bukura në këtë jetë, por pjesa më e bukur është se mund ta jetoj atë me ty. Të dua.“-shkroi ajo në Instagram ku shpërndau disa foto të tyre bashkë dhe një foto kur Justin ka qenë i vogël.

 

Edhe miqtë e tjerë të yllit të pop-it e kanë uruar atë publikisht në rrjetet sociale. Kanye West ndau një fotografi nga një telefonatë në Facetime që kishin bërë bashkë duke shkruar thjesht: “Gëzuar ditëlindjen JB”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest)

Jimmy Fallon gjithashtu uroi artistin me një postim komik. Jimmy ndau një foto të Justinit duke lidhur patinat e hokejit të Jimmy-t pasuar nga një video e të dyve duke kërcyer në publik me paruke dhe mustaqe false.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy Fallon (@jimmyfallon)

© Panoramaplus.al