Si sot dhjetë vite më parë, Beatrix dhe Alban Ramosaj humbën babain e tyre.

Në këtë ditë të trishtë, Beatrix ka ndarë me ndjekësit në Instagram se ka rigjetur një kujtim të veçantë nga i ati.

“Kur isha 8 vjeçe babai im po ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku atje në një vend, babai na tha të shkruanim diçka… kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të rritur do të shikonim dhe do të kujtonim e qeshnim me atë moment përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix.
Më pas ajo ka publikuar foton e dërrasës, në të cilën shihet se babai i saj i ndjerë ka shkruar: “Kujtim kur të plakemi”.
“Kjo është ajo çfarë shkroi babai im… Eh mor bab… Nuk u plakëm dot bashkë. Pas kaq shumë vitesh mendoja se nuk do e gjeja dot kurrë atë copë druri. Vendosa të rindërtoja shtëpinë tonë vetëm për ta parë sërish dhe ta mbaja përgjithmonë.

Oh Zot, ti babi dije gjithmonë si t’i bëje gjërat e vogla shumë speciale dhe të mbahen mend përgjithmonë”, ka vijuar Beatrix, duke publikuar një foto bashkë me xhaxhain e saj, i cili i ka qëndruar gjithmonë pranë.

Ky vit e ka gjetur me po të njëjtën dhimbje si më parë, prandaj bukuroshja shkruante:

“Ishte ende atje babi, nuk po ëndërroja… ishte ende atje… mendojmë çdo ditë për ty engjëll. Shumë faleminderit për këtë, do e mbaj përgjithmonë! 10 vite pa ty sot. Dhimbja e humbjes tënde nuk largohet kurrë”.

Pas humbjes së babait, nëna dhe vëllai janë gjëja më e shtrenjtë për të.


