Një ditëm parë, balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu ka kurorëzuar në martesë dashurinë tij me francezen Charlotte Lazzari. Çifti ka vite që bashkëjeton dhe ka një vajzë me emrin Lea.

Dasma madhështore është organizuar buzë liqenit të Braçanos, ku të ftuar ishin edhe shumë emra të njohur të fushës së artit. Ndër to edhe balerinët shqiptarë Ambeta Toromani, Ilir Shaqiri, Dorian Grori dhe mikja e Kledit, balerina balerina italiane Rosella Brescia.

Ka qenë Ilir Shaqiri ai që ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” disa foto nga ceremonia e dasmës së mikut të tij.

Në një video të postuar nga Iliri në “Instastory” arrijmë të dallojmë në një moment edhe nusen, e cila duket shumë elegante e veshur me një fustan të bardhë sirenë teksa është duke përshëndetur të ftuarit.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
