Lidhja e këngëtares së famshme, Dua Lipa me Anwar Hadid tashmë është zyrtarizuar. Fundjavën e kaluar, ata u fotografuan teksa përqafoheshin e putheshin në një festival që u mbajt në Londër.

Ndërkohë këtë të mërkurë, 20-vjeçari e ka shoqëruar të dashurën e saj në Nju Jork teksa performoi në koncertin e “Amazon’s Prime Day”.

Pas performancës së 23-vjeçares, ata janë fotografuar të kapur dorë për dore, teksa kalonin kohë bashkë. Dua u shfaq e veshur me rrobat që kishte gjatë performancës, ndërsa Anwar ishte mjaft sportiv.




