20 Janar, 2025

Ndryshimi drastik i Jessica Simpson pas ndarjes nga martesa 10-vjeçare, këngëtarja humb kilogramë dhe shfaqet më në formë se kurrë! Çfarë u bë shkak për divrocin me Eric Johnson


Këngëtarja Jessica Simpson, ka arritur që pas shumë përpjekjesh të humbasë kilogramët e tepërt që dëshironte, dhe tani, ndihet më mirë se kurrë me veten.

Duket se ajo nuk do të lejojë që divorci i saj nga Eric Johnson, pas 10 vitesh martesë ta pengojë ta jetojë jetën e lumtur.

Sipas PageSix, Jessica Simpson ka arritur të humbasë 45 kilogramë dhe siç raportojnë burime të afërta me të, ajo ka fituar vetëbesimin që i mungonte. “Humbja e saj në peshë dhe imazhi i ri ka shpalosur një anë krejtësisht të re të personalitetit të saj”, thuhet.

Ndër të tjera burimi ka shpjeguar se  këngëtarja tani ndihet më e re dhe për herë të parë në jetë ka vendosur t’i përkushtohet vetes dhe jo të tjerëve.

“Papritmas ajo u ndje si kur ishte 21 vjeç. Në moshën 21-vjeçare ajo ishte një yll i martuar televiziv që duhej të dinte si të sillej. Duke jetuar kaq shumë vite me të tjerët si prioritet dhe jo me veten, Jessica Simpson dëshiron që këtë herë të merret me veten e saj, pa i interesuar se çfarë do të thonë të tjerët.

Ajo dëshiron të fillojë ta jetojë jetën e saj në një mënyrë që nuk mundi kurrë më parë. Në të kaluarën, ajo duhej të qëndronte në palestër për orë të tëra dhe të bënte dieta rraskapitëse për të humbur peshë dhe për ta mbajtur atë”, shpjegoi burimi.

Gjatë viteve të fundit, Jessica Simpson ka pasur shumë ulje-ngritje në peshë,  pasi nuk ndoqi një mënyrë jetese dhe dietë të shëndetshme. Është hera e vetme që këngëtarja arrin të rregullojë imazhin e saj, me ushqim dhe ushtrime të shëndetshme dhe jo me pilula diete dhe programe rraskapitëse.

Së fundmi, i njëjti person nga ambienti i ish-çiftit, ka raportuar për PageSix se divorci mes Jessica Simpson dhe Eric Johnson, mund të jetë për shkak të tradhtisë. Ai madje theksoi se të dyja palët kanë bërë gabime.

© Panoramaplus.al