27 Shtator, 2017

Ndryshime të reja, Facebook dhe WhatsApp do të bëhen një?


Facebook duket se po drejton një test që përmban WhatsApp-in dukshëm në aplikacionin kryesor.

Përdoruesit po raportojnë se kanë parë një buton të dedikuar të WhatsApp në aplikacionin kryesor të Facebook në pajisjet Android. Kur klikohet, butoni vepron si një shortcut, duke hapur WhatsApp pa nevojën për t’u larguar nga aplikacioni Facebook.

 

Shortcut-i aktualisht po testohet në versionin Android të aplikacionit, por shumë shpejt mund të jetë në dispozicion edhe për disa përdorues iOS.

Sipas Arvind Iyer, i cili na informoi për këtë zhvillim, butoni WhatsApp u shfaq pasi ai ndryshoi gjuhën e Facebook në danisht. Kjo nuk është aq e çuditshme për shkak se kompania ka zgjedhur edhe më parë Danimarkën për zhvillime të tjera të kufizuara.

 

Kjo nuk është hera e parë që Facebook ka eksperimentuar me integrimin e aplikacioneve të saj në aplikacionin kryesor.

 

Në fakt, kompania ka testuar një shortcut të ngjashëm për Instagram-in më parë.

 

Në vitin 2015, gjiganti i medias sociale eksperimentoi me shtimin e një butoni për dërgimin e “WhatsApp” në aplikacionin Facebook, kështu që përdoruesit mund të ndajnë fotot dhe postimet e tyre me kontaktet. Por kjo nuk u realizua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al