Arbana Osmani u ngjit sërish në skenë javën e shkuar. Në një monolog, që duket se rrëfeu edhe arsyet e kësaj mungese, moderatorja paralajmëroi rikthimin në ekran. E për të gjithë ata që i kishte munguar prezenca e saj në ekran, ky ishte një moment i mirë për ta riparë sërish. Megjithatë, ashtu si shpesh herë vetë prezantuesja ka thënë, larg shkëlqimit të kamerave, ka një jetë të thjeshtë ku edhe gjërat e përditshme. Në fakt është pikërisht ky moment, që ne kemi mundur të shkëpusim prej saj.

Arbana është fotografuar nga paparaci ynë, në një ditë të zakonshme. E veshur thjeshtë dhe sportive, prezantuesja duket se me disa qese në duar, ku në vështirësi duket edhe për të mbajtur telefonin e saj. Por pavarësisht syve kureshtarët që e shoqërojnë në ato pak hapa, ajo duket e pa shqetësuar, teksa vijon të ecë qetësisht. Shpesh e kemi pasur në faqet tona, ku thuajse gjithnjë shfaqet me bashkëshortin, Eduartin, por edhe fëmijët. Por mesa duket këtë paradite, Arbana ka qenë e vetme. Në fakt, pak nevojë për ndihmë duket sikur ka.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ishte e ftuar në natën finale të spektaklit “X Factor Albania”, ku ndau me publikun një rrëfim personal për vendimin e saj për t’u larguar nga televizioni dhe për jetën pas këtij ndryshimi të madh. Arbana zbuloi se kishte vendosur të largohej nga moderimi dy vite më parë, pasi po humbiste veten e saj diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin, më thoshte se po ia fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana.

Edhe pse ka bërë gjithmonë punën që e ka dashur, Arbana pranoi se kishte nisur të ndjente mungesën e gjërave të tjera të rëndësishme në jetë përvoja që ndoshta i kishte anashkaluar apo tejkaluar gjatë rrugëtimit të saj në karrierë.
“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin.
Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi. Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, u shpreh Arbana Osmani.

Moderatorja kujtoi, gjithashtu, një nga momentet më të vështira të jetës së saj, kur prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH. Ishte një periudhë sfiduese për të, pasi i duhej të kthehej në shtëpi çdo dy orë për t’i dhënë gji vajzës së saj të vogël, Zoit. Në gjithë atë rrëmujë me punën dhe me një vajzë që vetëm qante, e kuptova befas që arsyeja ishte se më kishte ikur qumështi i gjirit.



