25 Shkurt, 2022

“Donim të ishim bashkë”/ Çifti nga Ukraina i japin fund beqarisë në mes të luftës, pas martesës e kalojnë ditën duke mbedhur armë


Një çift në Ukrainë kanë vendosur të martohen në mes të trazirave dhe situatës së rëndë që po kalon shteti i tyre pas sulmit të Rusisë.

Yarna Arieva dhe partneri i saj Svatoslav Fursin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë këtë të enjte, pavarësisht se kjo nuk ishte data që kishin përzgjedhur për dasmën e tyre.

Ishte shumë e frikshme. Është momenti më i bukur i jetës tonë dhe kur del jashtë dëgjon atë gjë”, tha për CNN, Arieva..

 

Çifti kishin planifikuar të martoheshin më 6 maj dhe të festontin në një restorant me një “tarracë shumë, shumë të lezetshme” me pamje nga lumi Dnieper, tha Arieva.

“Vetëm ne dhe lumi dhe dritat e bukura”, tregoi ajo.

Por gjithçka ndryshoi kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion ushtarak në Ukrainë ditën e djeshme duke nisur sulmin me rraketa disa orë para agimit.

“Ne do të luftojmë për tokën tonë”, shprehen çfiti i sapomartuar.

Çifti, të cilët janë njohur në vitin 2019 në një protestë në qendër të Kievit, vendosën të martoheshin sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë në vijm.

“Situata është e vështirë. Ne do të luftojmë për tokën tone. Ne ndoshta mund të vdesim, dhe thjesht donim të ishim bashkë para gjithë kësaj “, tha Arieva.

Pas dasmës së tyre, Arieva dhe Fursin, u përgatitën të shkonin në Qendrën lokale të Mbrojtjes Territoriale për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.

“Ne duhet ta mbrojmë atë. Ne duhet të mbrojmë njerëzit që duam dhe tokën ku jetojmë,” tha ajo.

Dyshja janë nënshkruar të dy me “Forcat e Mbrojtjes Territoriale”, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë.

Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull. Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni dhe të mbroni vendin tuaj”, tha Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë edhe pushkë.

Arieva e përshkroi burrin e saj si “mikun e saj më të ngushtë ” dhe rrëfeu se shpreson që ata të jenë në gjendje të festojnë martesën e tyre një ditë.

“Ndoshta sapo të largohen ata (Rusia) nga vendi ynë dhe ne do të kemi një mundësi për të festuar normalisht. Unë vetëm shpresoj se gjithçka do të shkojë normalisht dhe ne do të kemi tokën tonë, do ta kemi vendin tonë të sigurt dhe të lumtur pa asnjë rus në të.”, përfundoi 21-vjeçarja.

© Panoramaplus.al