27 Mars, 2026

Ndodhej jashtë vendit kur u lëshua urdhër arresti, Hande Erçel kthehet në Turqi dhe dëshmon para autoriteteve! I nënshtrohet analizave për drogë


Aktorja e njohur turke Hande Erçel është rikthyer në Turqi për të dëshmuar në lidhje me një hetim për drogë, në të cilin emri i saj është përmendur mes të dyshuarve.

Sipas raportimeve, Erçel, e cila ndodhej jashtë vendit për studime, mbërriti në Stamboll dhe u paraqit menjëherë në Gjykatën e Çağlayanit, ku dha deklaratën e saj para prokurorit.

Pas përfundimit të procedurave, ajo u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza toksikologjike, ku iu morën mostra gjaku dhe flokësh.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktorja konfirmoi kthimin e saj, duke theksuar se synon të sqarojë situatën sa më shpejt.


 Për shkak të studimeve, kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj. Mbrëmë, ashtu si ju, mësova nga mediat për çështjen aktuale dhe do të kthehem në vendin tim për të bërë sqarimet e nevojshme dhe për të dëshmuar. Unë jam një person që e do vendin e tij dhe i beson shtetit dhe drejtësisë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur “, tha ajo.

Hetimi po zhvillohet nga Prokuroria e Stamboll dhe përfshin gjithsej 16 persona, të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal ose për lehtësim të përdorimit të tyre. Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit, duke çuar në arrestimin e 14 personave, ndërsa për dy të tjerë, përfshirë Erçel, janë lëshuar urdhra ndalimi.

© Panoramaplus.al