Këngëtarja e njohur ne famë botërore, Britney Spears ka fshirë sërish llogarinë e saj në Instagram.

Ikona e pop-it ka qënë mjaft aktive në Instagram dhe numëronte 40 milionë ndjekës. Këngëtarja postonte herë pas here foto nga përditshmëria e saj ku më së shumti ishin foto topless ose nudo, video kërcimi dhe po ashtu fliste për sekretet e familjes së saj.

Ndërkohë nga ana tjetër, dy rrjetet sociale të Spears, TikTok dhe Twitter janë aktive. Ndër të tjera, këngëtarja është aluduar se është martuar në fshehtësi me të dashurin e saj, Sam Asghari.Dyshja ishte duke shijuar disa ditë pushimesh së bashku, dhe gjatë kohësh që ata ishin larg njëri-tjetrin ajo publikoi në Instastory një video 1ë Sam i kishte dërguar asaj me breshkat që lëshoheshin në oqean. Britney, ndau postimin në llogarinë e saj në “Instagram” me një mesazh që i bëri fansat të dyshojnë se dyshja janë martuar në fshehtësi.

Në postin e “Instagram”-it, këngëtarja i referohet Sam Asghari-t si “burri im”.
Fansave të këngëtares të cilët u ‘vërsulën’ nëpër komente për të marrë vesh të vërtetën.
Një fanse komentoi:
“3 orë më parë ai ishte i fejuari juaj dhe tani është burri juaj? Mos jeni martuar?”

Kjo ka shtyrë fansat të besojnë se Spears është duke marrë disa kohë pushim nga Instagrami për të shijuar romancën me parnterin e saj.
© Panoramaplus.al
