3 Tetor, 2018

Ndodh në mes të skenës, Enrique Iglesias puth në mënyrën më pasionante fansen(VIDEO)


Teksa mbante një koncert në Ukrainë, këngëtari me famë botërore Enrique Iglesias ka bërë të lumtur një fanse të tij, duke e puthur në buzë.

43-vjeçari spanjoll po performonte në koncertin e tij në Kiev, kur një vajzë u ngjit në skenë dhe të dy nisën të putheshin në buzë para audiencës.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, duket sesi këngëtari i hitit “Hero”, i cili është në një lidhje me tenisten Anna Kournikova prej vitit 2001, gëzon fansen pasi i jep një puthje të gjatë dhe pasionante.

Fansja nuk e besonte sesa me fat ishte dhe për këtë arsye ajo vendosi që të nxirrte telefonin nga çanta për të bërë një “selfie”.

Më pas Enrique i dha një tjetër puthje në buzë vajzës, e cila nisi ta përqafonte dhe hodhi këmbët e saj në belin e këngëtarit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al