Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe ka një energji të pashtershme në skenë. Madje ajo plot energji është edhe në jetën e përditshme.

Së fundmi e kemi parë edhe duke bërë pompa në skenë dhe ushtrime të tjera në palestër, për të qenë gjithnjë në formë.
E mesa duket një ndjekësi të saj i ka bërë përshtypje energjia e saj e madhe, pasi i ka bërë një pyetje pak të sikletshme këngëtares.

“Ku e blen mallin?”, shkruan një komentues. Përgjigjja e këngëtares është siç di vetëm Aurela ta kthejë: “Ta pyes pak Bulen e Agimin (prindërit). Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama më kanë gatuar komplet figurë”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
