9 Shtator, 2024

Ndjekësi në Instagram i bën thirrje Françeska Muratit: “Mos u katandis si gjithë të tjerat me Botox..”/ Kush ishte përgjigjja e ish-banores së Big Brother?


Françeska Murati, që pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’ është parë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Të djelën mbrëma, ajo u’a ka dedikuar fansave të saj për të bashkëbiseduar me anë të një “ask me questions”.

Por ajo që ra në sy ishte një ndjekës i cili i ka bërë një kërkesë të veçantë Françeskës, duke i sugjeruar që të ruajë pamjen e saj natyrale dhe të mos përdorë botoks, duke e përshkruar si një ‘trend’ që ka ndryshuar shumë të tjerë.

“Mos u katandis si gjithë të tjerat me Botox, qerpikë fals e buzë të mahisura. Rri aristokrate.”

Komentuesi vijoi duke i thënë ish-banorës së BBV të mbajë stilin e saj aristokrat, pa e ndryshuar dukjen me ndërhyrje estetike si botoks-i, qerpikë falsë, dhe buzë të mëdha.

Mirëpo dhe Françeska nuk ka nguruar ti përgjigjet qetësisht atij duke i thënë:

“Edhe nëse të tjerët nuk e pëlqejnë mënyrën si duken, nuk më intereson. Nuk mund t’i kënaqësh kurrë të gjithë. Do të jetë gjithnjë dikush që nuk pëlqen diçka rreth teje, kështu që pse të të interesojë! Kjo është fytyra ime dhe kështu dëshironte Zoti që të dukesha, ndaj nuk kam në plan ta ndryshoj!”

 

© Panoramaplus.al