4 Shkurt, 2021

“Ndjej goditje në bark”- Pas abortit, Chrissy Teigen zbulon se do t’i nënshtrohet një operacioni


Chrissy Teigen ka zbuluar se ndjen goditje në bark pikërisht në javën që do të lindte fëmijën e tretë, Jack.

chrissy teigen (1)

Modelja 35-vjeçare, humbi tragjikisht djalin për shkak të problemeve shëndetësore që pati, shkruan “Mirror”.

Bashkë me bashkëshortin, John Legend, këtë moment vendosën ta ndanin me gjithë botën. Ata publikuan në rrjete sociale foto nga spitali, duke mbajtur foshnjën e pajetë në krahë.

chrissy teigen

Siç duket kjo ngjarje ka pasur një ndikim shumë të madh tek Chrissy dhe ajo ka marrë një vendim drastik pas saj. Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj dhe ka treguar se nuk do të mbetet më kurrë shtatzënë.

chrissy teigen (2)

Ajo ka zbuluar se ka nisur të ndjekë edhe terapi pas humbjes së fëmijës, për të shëruar sa më shpejt plagët.

Mirëpo, situata vazhdon të mos bëhet e lehtë dhe Chrissy vazhdon të ketë shqetësime pas abortit.

chrissy teigen (3)

Në një postim në “Twitter”, ajo tregon se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi po ndjen dhimbje të madhe për shkak të çrregullimit të periodave nga aborti.

chrissy teigen (2)

Këtë javë kam pasur kohën për të sjellë në jetë djalin dhe nuk ndihem mirë. Tani ndjej një goditje të madhe në bark. Nesër do ti nënshtrohem një operacioni për shkak të çrregullimit të periodave pas abortit” shkroi Chrissy, e cila ndan thuajse gjithçka nga jeta e saj në rrjete sociale.

© Panoramaplus.al