Rihanna ka komplimentuar shoqen e saj, Adele pas humbjes drastike të peshës.
Këngëtarja dhe biznesmenja tha se ylli i “Hello” dukej mahnitëse si para ashtu edhe pasi dobësimit.
32-vjeçarja shtoi se ishte shumë e lumtur kur pa shoqen e saj të ndihen “e sigurt dhe e kënaqur”, me format e reja trupore.
“Adele dukej e jashtëzakonshme përpara transformimit dhe duket e jashtëzakonshme edhe tani,”- u shpreh Rihanna. “Por ju mund ta shikoni se sa e lumtur duket ajo. Është e qartë që transformimi ishte për të dhe për të mos bërë përshtypje askujt. Unë jam thjesht e lumtur që shoqja ime duket kaq e sigurt dhe e kënaqur me veten.”
Rihanna dhe Adele janë mikesha të ngushta prej më shumë se një dekade.
Ndërkohë Adele i la të gjithë me gojë hapur pasi humbi rreth 45 kg peshë.






