Cardi B ka folur hapur për të gjitha ndërhyrjet që ka bërë në trup dhe ka treguar edhe arsyen pse e ka marrë këtë vendim.

Reperja 28-vjeçare tha se zgjodhi të ndryshonte pamjen me operacione plastike në mënyrë që të luftonte pasiguritë e saj, sipas “Mirror”.
Gjatë një interviste me Mariah Carey tha se ishte ngacmuar dhe ofenduar për vite me radhë për shkak të mënyrës se si dukej.

Sapo filloi të bëhej e famshme, Cardi vendosi që t’i bënte këto ndërhyrje.
Këngëtarja tregoi se bashkëmoshatarët e saj e shanin dhe kjo e bënte të ndihej “e shëmtuar dhe e pazhvilluar” për shkak se nuk kishte forma të lakuara të trupit, ashtu si disa prej tyre.

“Unë isha shumë e dobët kur isha më e vogël dhe në Bronx duhet të jesh e shëndoshë, të kesh forma. Dhe çunat më tallnin, thoshin ‘ti nuk ke të pasme’ dhe kjo më bënte të ndihesha shumë e shëmtuar dhe e pazhvilluar.
Kur isha 18 vjeçe dhe u bëra kërcimtare, kisha mjaftueshëm para për të bërë ndërhyrje në gjoks, kështu që çdo pasiguri që ndjeja për gjoksin tim u zhduk.

Kur isha 20 vjeçe shkova në një klub striptizmi dhe aty duhej të kishe të pasme të mëdha. Kështu që ndihesha e pasigurt për këtë. Më ktheu pas në gjimnaz.
Kështu që u detyrova të ndërhyja dhe aty. Dhe më pas u ndjeva shumë e sigurt me veten”,- tregoi ajo.
Ndërsa Cardi është një nga gratë më të suksesshme në industrinë e muzikës tani dhe megjithëse më në fund është e lumtur me trupin e saj, ajo pranoi se ende kalon momente ku ndihet e pasigurt me veten.

“Unë jam shumë e turpshme dhe nuk besoj se do ndryshoj ndonjëherë”, – tha më tej ajo.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, është gjithashtu nënë e një vajze dy-vjeçare, Kulture, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj, Offset.


