3 Mars, 2021

“Ndihem e turpëruar”- Aktorja e njohur heq përfudimisht dorë nga aktrimi: Kur ndërroi jetë nëna ime, vdiqën edhe …


Aktorja e njohur Jennette McCurdy ka zbuluar arsyen përse hoqi dorë nga aktrimi.

Në podcast-in e saj, ajo u shpreh se e urren karrierën e saj në aktrim dhe ndihet e turpëruar për rolet që ka pasur.

“E urrej karrierën time. Ndihem aq e paplotësuar me rolet që kam pasur dhe e turpëruar. Ka përvoja të ndryshme në aktrim, nëse jeni krenar për rolet tuaja,”- tha McCurdy.

Teksa bisedonte me të ftuarën, Anna Faris, u shpreh: “Ndihem kaq e turpëruar për rolet që kam luajtur në të kaluarën.”

28-vjeçarja njihet më së shumti për rolin e Sam Puckett në “iCarly” të Nickelodeon.

Gjithashtu aktroi përkrah këngëtares së famshme, Ariana Grande.

Ajo tregoi edhe një histori në fillim të karrierës së saj teksa dëgjoi bisedën telefonike të mamasë me agjentin e saj.

Nëna e aktores po i bërtiste agjentit sepse ai nuk e futi McCurdy në audicionet e “Because of Winn-Dixie” në 2005 dhe ky i fundit i tha se vajza e saj nuk mori pjesë pasi “s’ishte pashme dhe mjaftueshëm e bukur”.

“U largova disa vjet më parë sepse fillimisht nuk doja ta bëja më si profesion,”- shpjegoi McCurdy. “Familja ime nuk kishte shumë para dhe kjo ishte rruga për të dalë, e cila në fakt mendoj se ishte e dobishme për të më çuar deri në një farë shkalle suksesi.”

Aktrimi ishte gjithmonë i vështirë për McCurdy dhe në kohën që ajo filloi të tërhiqej nga karriera e saj, nëna e aktores vdiq.

“Me vdekjen e nënës, vdiqën edhe shumë ide të saj për jetën time,”- shpjegoi 28-vjeçarja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al