Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino , vendosën të anulojnë dasmën e tyre, pasi siç u tha dyshja po përballen me probleme serioze në lidhjen e tyre.

Sipas një raportimi të “People”, aktorja vendosi të ndahej nga ish-partneri, pasi ideja e martesës po i rëndonte, ndërkohë që donte të fokusohej tek karriera.

Një burim i afërt i tyre theksoi se lidhja e tyre kishte qenë e turbullt për një kohë të gjatë. Sipas të njëjtave informacione, aktorja tashmë është fokusuar tërësisht në karrierën e saj profesionale:
“Ajo është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Shumica e njerëzve do të ndiheshin të rraskapitur me orarin e saj, por jo Sydney. Tani për tani ajo është plotësisht e përkushtuar ndaj punës së saj dhe e emocionuar për të gjitha planet e saj .”
Nga i njëjti raportim thuhet se ajo që e ka rënduar ka qenë jeta e saj personale dhe në veçanti plani për martesën.
“Ajo që po e shtypte ishte lidhja dhe martesa e saj. Ajo nuk ndihej mirë për këtë . Sweeney aktualisht ka arritur në një pikë në karrierën e saj që deri para disa vitesh ajo vetëm mund ta ëndërronte. Kjo është ajo që ajo dëshiron të ndjekë tani. Ajo nuk është gati të martohet. Ata qëndruan bashkë për kaq shumë kohë sepse e kishte të vështirë t’i jepte fund. Ata nuk u ndanë sepse nuk kishte dashuri. Ata u ndanë sepse ajo donte të fokusohej në karrierën e saj ”, shtoi i njëjti person.
Aktorja e nominuar për Emi ka përpara një sezon të ri të “Euphoria”, ndërsa do të luajë edhe në adaptimin e ekranit të madh të bestsellerit “The Housemaid”.
Ndërsa thashethemet për një ndarje u intensifikuan, aktorja postoi në Instagram foto nga një udhëtim me miqtë e saj, duke shkruar: ” Vetëm lart nga këtu e tutje.”
Sweeney zakonisht nuk flet për jetën e saj personale.
“ Të gjithë vazhdojnë të pyesin se me kë jam dhe si jam, por mendoj se është e rëndësishme të mbaj diçka për vete ”, tha ajo për edicionin britanik të Glamour në dhjetor 2023 .
Në tetor 2024, në një intervistë tjetër në të njëjtën revistë, ajo përshkroi marrëdhënien e saj me Davinon, duke thënë: “Ne jemi një ekip. Ne po e luftojmë këtë së bashku. Duam ta shohim njëri-tjetrin të ketë sukses. Unë jam një grua shumë e suksesshme, e pavarur që kam punuar shumë. Gjithçka që kam arritur dhe bleva, e kam bërë vetë. Kujdesem për veten dhe familjen time,” u shpreh ajo.
© Panoramaplus.al
